Çdo njëri prej jush ka një besëlidhje me Zotin, e cila i është bërë e njohur para se të vinte në këtë botë. Pastaj keni lindur si fëmijë dhe, përgjatë jetës, kjo besëlidhje fillon të shfaqet përmes shenjave. Në fund, plakeni dhe ndërroni jetë. Dhe kur kjo ndodh, ktheheni te Krijuesi, duke dëshmuar veprat tuaja përballë asaj besëlidhjeje. Suksesi i vërtetë është kur veprat tuaja janë në harmoni me të!
Kur njeriu vepron në përputhje me besëlidhjen e tij, jeta rrjedh natyrshëm dhe rezultatet vijnë me lehtësi, ashtu si një njeri që noton në drejtimin e rrjedhës së lumit. Por kur vepron në kundërshtim me të, përballet me vështirësi, si ai që noton kundër rrjedhës së lumit.
Besëlidhja për të cilën po flasim është vullneti i Zotit, ashtu siç u është shpallur të dërguarve të Tij. Ky vullnet është themeli i pothuajse të gjitha feve dhe nuk lë hapësirë për një fe të re. Ai thërret në kthim te natyrshmëria!
Megjithatë, jeta shpesh e bën njeriun ta harrojë këtë besëlidhje, duke sjellë përçarje dhe luftëra. Zgjidhja? Pendimi dhe ripërtëritja e besëlidhjes! Kjo nuk është një gjë e re, por një rrugë që na është përcjellë përmes të dërguarve të Zotit.
Le të fokusohemi te vetë besëlidhja:I është shpallur të dërguarit Musa/Moisi paqja qoftë mbi të. E shkruar në Teurat, Ungjill dhe Kuran.
Bëje ose ripërtërije besëlidhjen në bazë të këtyre urdhëresave për një jetë të mirë, në këtë botë dhe në tjetrën!
Nëse zemra jote është e mbushur me madhështinë e Zotit, atëherë bëje besëlidhjen duke u mbështetur në këtë dëshmi:
Dëshmi nga i dërguari Isa/Jesuz paqja qoftë mbi të. E shkruar në Ungjill dhe Kuran.
Por nëse dëshiron të thellohesh më shumë, që besëlidhja jote të përfshijë si rregullat e lartpërmendura, ashtu edhe urtësinë e thellë, atëherë bëje besëlidhjen në bazë të kësaj dëshmie:
Dëshmi nga i dërguari Muhamed paqja qoftë mbi të. E shkruar në mbi dhjetra vargje në Kuran.
Pavarësisht zhvillimeve të mëdha kulturore, teknologjike dhe shkencore, sot, në pranverën e vitit 2025, shumica e shteteve e kanë bërë prioritet prodhimin e armëve—qoftë për mbrojtje nga njëra-tjetra, qoftë për luftë mes tyre.
Por premtimi i Zotit është ndryshe! Njerëzit me besëlidhje do ta trashëgojnë tokën! Ata do të vetëdijesohen për Zotin dhe për besëlidhjen e tyre me Të, dhe kështu do të arrijnë t’i ndalin luftërat dhe të jetojnë në harmoni.
Prandaj, rreshtohuni në drejtimin e duhur, mos e humbni shpresën dhe mos e mbani për vete dijen që keni për besëlidhjen!
Dhe lëreni amanet te fëmijët tuaj që ta përcjellin atë brez pas brezi, derisa të mbizotërojë paqja!
Një njeri me besëlidhje—pa marrë parasysh cilit komb apo fe i përket—bëhet edhe më i mirë! Sepse besëlidhja është themeli i çdo familjeje, çdo kombi dhe çdo feje!
Vërejtje:Ky uebsajt ka për qëllim të mundësojë takime, qoftë grupore apo individuale, për të diskutuar dhe sqaruar gjithçka që nevojitet rreth besëlidhjes.
Kushdo që dëshiron të bëjë mirë, le të bëhet i vetëdijshëm për besëlidhjen dhe ta shpërndajë këtë mesazh tek të tjerët—duke kontribuar kështu në sjelljen e paqes në tokë.
Nëse dëshiron të kontribuosh, dërgo një email për koordinim në info@beselidhja.info ose kliko njërin nga butonat apo .
Me respekt dhe paqe,
Ekipi i besëlidhjes
Përshkruan përmbajtjen e çdo audioje në Playlist-en e Besëlidhjes. Ky përshkrim ndihmon dëgjuesin të vendosë nëse do t'i dëgjojë të gjitha audiot me radhë ose do të zgjedhë vetëm disa prej tyre.
Prezantohet Blerton Hoxha, tregon se si arriti te besëlidhja dhe jep mendimin e tij për efektin e saj!
Përshkruhen rregullat me të cilat mund të bëhet besëlidhja.
Përshkruhen frytet që mund të jap një person me besëlidhje.
Jep referenca për rregullat e besëlidhjes në shkrimet e shenjta.
Jep referenca për rregullat e besëlidhjes në shkrimet e shenjta.
Përshkruan mënyrën se si të dërguarit e kaluan jetën e tyre.
Jep përkufizimin e Besës së Shqiptarit sipas porosisë që la Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, para se ai të ndahej nga jeta.
Përshkruhet praktikimi i Besës së Shqiptarit nga Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe populli shqiptar.
Tregon se çka është shenjtëria dhe përshkruan rregullat dhe lidhjen e saj me besëlidhjen.
Tregon se si shenjtëria praktikohet nga komunitete apo fe të ndryshme dhe si filloi të praktikohej nga prindërit tanë dhe pasardhësit e tyre.
Përshkruhet sesi prindërit e Samsonit dhe Samuelit bënë një besëlidhje të shenjtë me Zotin, nga e cila erdhi lindja e tyre. Gjithashtu, përshkruhet momenti kur populli besimtar e zhvendosi besëlidhjen nga të qenurit të lidhur direkt me Zotin në të qenurit të lidhur me Zotin përmes një mbreti, dhe pasojat e këtij veprimi.
Përshkruhet lutja e të dërguarit Zekerija përmes së cilës lindi i dërguari Jahja ose Gjoni, i cili praktikoi besëlidhjen për t'i kthyer njerëzit te Zoti nga lidhja që kishin me Të përmes mbretit.
Përshkruan besëlidhjen që Gjyshja dhe Gjyshi i Isait ose Jesuzit bënë me Zotin, dhe si rezultat, me këtë besëlidhje, lindën Merjemja apo Maria, nëna e tij dhe vetë ai. Përshkruan gjithashtu momentin kur trupi i vdekur vjen në jetë pasiqë bie në kontakt me trupin e gjallë!
Përshkruhet se si Zoti dërgoi profetin Muhamed për të rikthyer besëlidhjen dhe shenjtërinë, që në arabisht quhet Ihram, dhe si pasojë erdhën njohuritë që avancuan jetën shpirtërore dhe u bënë gur themeli për zhvillimin shkencor. Gjithashtu, përmendet suksesi që Mahatma Gandhi arriti përmes një besëlidhjeje të bazuar në mosdhunë, si dhe dituria që Paramahansa Yogananda shpërndau përmes veprës së tij, “Autobiografia e një Yogi”.
Jepet mesazhi se përmes besëlidhjes, Zoti është për të gjithë, toka i përket të gjithëve dhe atdheu është parajsa! Gjithashtu, ftohen të gjithë dashamirësit të marrin pjesë në takimet online që kanë për qëllim përmirësimin e jetës sonë.